
Benefitet e prezervativëve nuk janë të lidhur vetëm me njerëzit që mund të parandalojnë një shtatëzani të padëshiruar apo infekfimin nga viruset, por janë të dobishëm edhe për kafshët.
Ky është mesazhi që duan të japin dy fushata në Brazil dhe SHBA, të cilat vënë në qëndër të vëmendjes planetin, kafshët dhe habitatin natyror të tyre. Popullsia në planet po arrin shifrën 7 miliardë dhe cdo vit e më shumë kafshët po e sikojnë veten ngushtë në një planet që po tkurret përditë.
Njeriu po shkatërron ekosistemin për të siguruar mbijetesën dhe kjo do të thotë mungesë oksigjeni për speciet e tjera që jetojnë në toke. “Center for Biological Diversity” dhe 5 mijë vullnetarë do shpërndajnë gjatë muajve të ardhshem 350 mijë prezervativë në mbarë SHBA-në. Në kutinë e prezervativëve do jenë pikturuar imazhe kafshësh dhe informacione në lidhje me speciet më të rrezikuara.
“Kondomet do shpërndahen në koncerte, bare, universitete dhe vende të tjera publike për të sensibilizuar njerëzit rreth cështjes së shumimit të species humane”, lexohet në faqen zyrtare te organizatës. Ndërkohë, në Brazil fushata ka për qëllim parandalimin e zhdukjes së sipërfaqes amazonike. “Guardian” shkruan se inisiativa po korr një sukses të madh. Brazili është konsumatori më i madh i prezervativëve në botë.
Top Channel