Njerëz “me kartelë”

02/04/2010 19:20

Në një vend si Shqipëria të kesh probleme personale apo të jesh ndryshe është relativisht e vështirë duke pasur parasysh paragjykimet apo izolimin social që pason.

Po sikur ky problemi të ishte një e shkuar si pacient i psikiatrisë? Do takojmë një zonjë që për shumë vite ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe në dekadën e fundit është shtruar disa herë në repartin e psikiatrisë ose siç njihet ndryshe famëkeqi spitali numër 5. Mirjeta deshiron ta mbajë të fshehtë portretin pasi damka nuk eshte diçka e lehte per t’u mbajtur mbi shpine dhe per kete di diçka edhe psikiatria Ariana Rreli nga qendra komunitare e shendetit mendor.

“Ka kohe që ndjehem ne presionin e faktit se jam mjeke e personave te semure mendore”, thote ajo. Tuneli i erret i nje semundjeje mendore nuk eshte diçka e lehte per t’u kuruar apo kaluar dhe ne nje pjese te rasteve ai i shoqeron keta persona pergjate gjithe jetes por jo te gjithe ama. Por pas shenjave te para per Mirjeten filloi kalvari i gjate i shtrimeve ne spital, ilace te gabuara dhe ndonje diagnoze e pagjetur dhe krahas ketyre jeta familjare nuk ishte nga me favorizueset. “Jam shtruar ne vitin ‘99 per here te pare. Nuk m’u duk mire, m’u duk keq ambienti i spitalit. Nuk kisha asnje lloj permiresimi, jam shtruar dhe 7 here te tjera”, shprehet Mirjeta.

Doktoreshe Ariana e njeh mire rastin e Mirjetes dhe ajo e di mire se nuk jane vetem medikamentet shpetimi nga nje semundje e tille. “Ka nisur me nje simprome te thjeshte, ankth dhe pagjumesi. Gjendja u agravua duke u kompromentuar humori. Izolimi social eshte nje fenomen qe jo vetem kontribuon keq tek personi, por edhe ne krijimin e nje mentaliteti qe nuk ndihmon aspak”, shton Ariana. Megjithate Mirjeta eshte perpjekur te kete nje jete sociale krahas problemeve dhe paragjykimet shqiptare e kane cuar ate te kerkoje lumturine ne Kosove.

“Nuk jam e martuar. Kam qene ne Kosove per here te trete por jam ndare. Kam kaluar shume mire atje. Jam shtruar edhe tre here pasi jam ndare”, pohon Mirjeta. Jeta per te nuk ka qene e lehte keto 20 vitet e fundit por ajo tashme ka gjetur disi forcen dhe mbi te gjitha ka gjetur arsyen. Por semundjet mendore jane shume me delikate se sa mund te pershkruhen me terma mjekesore pasi realiteti dhe fatkeqesite e jetes mund te luajne shaka te hidhura dhe te gjithe mund te zhytemi ne tunelet e erret te çrregullimeve. Ajo tashme eshte e kthjellet dhe eshte rekuperuar plotesisht nga semundja e saj dhe nuk ka asnje arsye per t’u shtruar me ne spital por kujdesi duhet te vazhdoje edhe per disa kohe.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel