Hedh në mbeturina biletën fituese të llotarisë
02/04/2010 21:40
Një 31 vjecar italian ka hedhur në mbeturina biletën fituese të llotarisë “Gërvisht dhe fito” që vlente 1.74 milionë euro.
Familjar dhe babai i një vajze 20 muajshe, kishte blerë nën shtëpi biletën fituese në të cilën kishte gjetur dy simbole.
Duke kujtuar se për të fituar duheshin tre, e ka hedhur në koshin e mbeturinave.
Disa ditë më vonë, lexoi rregulloren dhe zbuloi se kishte fituar.
“Kërkova në mbeturina, por nuk e gjeta më”, tregon ai i dëshpëruar.
Top Channel