
Të pish duhan është pak e shëndetshme dhe kjo dihet tashmë, por një tjetër fakt kundër duhanit është zbuluar kohët e fundit.
Sipas një studimi, të rinjtë më pak të dhënë pas studimeve, kanë më shumë mundësi të mësojnë vesin. Studimin e ka bërë profesori Mark Weiser nga Universiteti i Tel Avivit, i cili ka studiuar shume raste në ushtrinë izraelite me 20 mijë meshkuj të grupmoshës 18-21 vjec.
Mes tyre, 28 % konsumonin duhanin, 3 % ishin ish duhanpirës dhe 68 % nuk kishin konsumuar asnjëherë cigare. Jo duhanpirësit e kishin testin e inteligjencës 101, ndërsa duhanpirësit 94, pra 7 pikë më pak. Ndërkohë, duhanpirësit më të mëdhenj e kishin koeficentin 90.
Këtë teori e kanë vërtetuar edhe dy binjakë, njëri prej të cilëve konsumonte duhan, ndërsa tjetri jo, ku i pasi e kishte më të ulët nivelin e inteligjencës.
Top Channel