Britani, në ankand 12 vizatime të Hitlerit
02/04/2010 20:50
Piktura të Adolph Hitler do të dalin në ankand më 15 prill në Ludlow, 200 kilometër në veriperëndim të Londrës.
12 pikturat e Fyhrerit janë vlerësuar nga 4 mijë në 6 mijë stërlina secila.
Bëhet fjalë për skicime me karbon të bëra në shkollën e arteve të bukura të Vjenës që diktatori nazist ëndërronte të frekuentonte.
Mes subjekteve të vizatimeve që datojnë në vitet 1908-1909, një grua e moshuar, ndoshta e ëma e Hitlerit dhe peisazhe.
Top Channel