Britani, krijohet rezerva ujore më e madhe në botë

02/04/2010 14:30

Qeveria britanike ka krijuar rezerven më të madhe detare në botë përreth Ishujve Kagos.

Rezerva mbulon 545 mije kilometra katrorë përreth arqipelagut të Oqeanit Indian, që konsiderohet si ekosistemi detar më i pasur në botë.

Kjo rezervë do të përfshijë një zonë ku peshkimi dhe tregtia e peshkut nuk do të lejohen.

Por banorët, të cilët ishin dëbuar për t’ia lënë hapësirën bazës ajrore amerikane në ishullin Diego Garsia, deklarojnë se krijimi i rezervës ujore e bën të pamundur kthimin e tyre.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm britanik, David Miliband ka deklaruar se vendosja e kësaj rezerve do të dyfishojë sipërfaqen e mbrojtur të oqeaneve në rang global.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA