Ekspertë të obezitetit kanë deklaruar se racionet e ushqimit të vizatuara në pikturën e “Darkës së Fundit” janë bërë edhe më të mëdha, në të njëjtën linjë me kërkesën e njeriut për ushqim.
Një grup profesorësh nga Cornell University studiuan 52 piktura të ngjarjes më të famshme biblike dhe analizuan masat e banketeve që përmbanin ato.
Ata zbuluan se përmasat e bukës dhe pjatave të vendosura para Jezusit dhe dishepujve të tij janë rritur gradualisht me dy të tretat.
Profesori Brian Wansink, i cili bashkë me vëllain e tij Craig drejtoi studimin e publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit, thotë:
“Në 1 mijë vitet e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të rritjes dramatike të prodhimit, bollshmërisë, sigurise dhe përballueshmërisë. Ne mendojmë se kemi të bëjmë me artin që imiton jetën, këto ndryshime janë reflektuar në pikturën e darkës më të famshme të historisë”, ka shtuar ai.
Top Channel