SHBA, nxënesja lesbike anulon festën e shkollës

23/03/2010 17:00

Duhej të ishte një mbremje e thjeshtë mes nxënësve por historia vazhdon në gjykatë.

 

 

 

Një mbremje e organizuar për t’u zhvilluar në 2 prill në Mississippi është anuluar pasi Constance McMillen ka bërë kërkesë të paraqitet bashkë me të dashurën e saj dhe cështja ka përfunduar në gjykatë. 

Lajmi ka bërë xhiron e botës, ndërsa opinioni publik në lokalitetin rural Itawamba është i ndarë më dysh.

Vendimi i marrë nga “Agricultural High School” për të anuluar mbremjen ka ngjallur reagimin e Unionit për të Drejtat Civile. “Jam cilesuar me terma nga më të ndryshmet duke u bombarduar nga mail-e të mbushura me mllef dhe ofendime”, tha para gjykatëses zv/drejtori i shkollës.

Ndërkohë, unioni ka kërkuar që gjykata të marrë parasysh amendamentin e parë të kushtetutës që mbron lirinë e shprehjes. E reja kishte bërë një kërkesë për t’u paraqitur në mbremje me të dashurën dhe si fillim mori përgjigje pozitive, por me kusht që të mos qëndronte afër saj dhe të mos kërcente, por më vonë drejtuesit e shkollës shkuan deri në anulimin e mbremjes festive.

Cështja ka marrë përmasa kombëtare pasi vajza që mbështetet fuqimisht nga e ëma (edhe ajo lesbike), ka dhënë një intervistë në programin e Ellen DeGeneres.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA