Aktivitetet vullkanike ndihmuan dinosaurët

23/03/2010 13:20

Një studim i kryer së fundmi tregon se aktivitetet vullkanike kanë ndihmuar dinosaurët që të përforconin ekzistencën e tyre rreth 200 milionë vjet më parë.

Dinosaurët kanë qenë vertebrorët që kanë dominuar në tokë për rreth 135 milionë vjet, ndërkohë që një asteroid ose kometë i shfarosi ata.

Studiuesit e një gazete shkencore sugjerojnë se shpërthimet e vullkaneve ndryshuan klimën, duke shkaktuar shfarosjen në masë të rivalëve të dinosaurve.

Gazeta shkencore, e cila iu referohet studiuesve nga SHBA dhe Tajvani, ka shqyrtuar gjithashtu edhe mundësi të tjera si ndikimin e rrënjëve të bimëve dhe pemëve me llavën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA