Zbulohet geni përgjegjës për kancerin në mushkëri

22/03/2010 16:55

Të sëmuresh me kancer në mushkëri edhe pse nuk ke prekur kurrë një cigare: është e mundur. Por ka një shpjegim gjenetik.

Faji është i një geni, “GPC5”. Shkencëtarët pretendojnë se një aktivitet i gabuar i këtij geni shkakton patologjinë.

Kërkuesit e Mayo Clinic College of Medicine të New York kanë marrë kampion të ADN-së nga 754 vullnetarë që kishin pirë maksimumi 100 cigare në të gjithë jetën e tyre.

Nga testet e bëra ka rezultuar se tek personat e sëmurë me tumor në mushkëri, aktiviteti i genit është 50 përqind inferior se mesatarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA