Shitet lista e Oskar Shindler
22/03/2010 21:40
Kopja e vetme private e listës së biznesmenit gjerman, Oskar Shindler, i cili i shpëtoi hebrejtë nga kampet e përqëndrimit, është shitur për 2.2 milionë dollarë.
“Ky është dokumenti më i rëndësishëm nga Lufta e Dytë Botërore”, është shprehur Shitësi, specialisti i dokumenteve historike, Gari Zimet.
Lista, e cila u bë e famshme në filmin “Lista e Shindlerit”, daton nga 18 prilli, 1945.
Në listë ndodhen emrat e 801 njerëzve, bashkë me profesionin dhe datëlindjen e tyre.
Ka pasur disa verzione të ndryshme të listës, ndërsa sipas Zimet, besohet se kanë mbijetuar vetëm katër syresh.
Top Channel