
Shtypi qeveritar kinez dhe kompania me e madhe virtuale, Google kanë nisur “luftën” në distancë, duke paralajmëruar divorcin e shpejtë mes gjigandit nga Mountain Wiev dhe vendit aziatik.
Google ankohet prej kohësh për censurën që Pekini po i bën dhe kjo po e con marrëdhënien drejt një pike pa zgjidhje. Sipas agjencisë se lajmeve Nova Cina, Google po përpiqet të përcojë në Kinë vlerat e saj të lirisë, gjë q nuk mund të pritet mirë nga qeveria.
Edhe mediat e tjera mendojnë se Google vepron për interesat e Uashingtonit. Nuova Cina shton se politika kineze e derës së hapur pëe investiorët e huaj, vazhdon të jetë e njëjtë. Në 12 qershor, Google njoftoi për një sulm pirat nga Kina, por shumë shpejt u gjet një zgjidhje për këtë problem.
Top Channel