Islandë, vullkani rizgjohet pas dy shekujsh

22/03/2010 09:10

Një vullkan ka rinisur aktivitetin pas shumë vitesh ne Islandë, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e 500 personave.

Që Islanda është vendi i vullkaneve kjo nuk është një risi, por ajo që u ka bërë përshtypje shkencëtarëve është fakti se shpërthimet e fundit të llavës në këtë zonë ishin sinjalizuar në vitet 1821-1823.

Sipas autoriteteve të Rejkjavikut, vullkani po shfryn në zonen e akullt të Eyjafallajokull. Toka nxorri nga brendësia e saj llavën, duke dhuruar pamje mahniotëse, ndërsa e gjithë zona është bllokuar.  

Top Channel