Greqi, zbulohet muri më i vjetër i gurit

22/03/2010 21:45

Paleontologët e kanë zbuluar murin më të vjetër nga guri në Greqi, i cili po qëndronte në hyrje të një shpelle në Thesali për të paktën 23 mijë vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria greke e Kulturës.

Në një deklaratë thuhet se vjetërsia e murit, që u përcaktua nga testet optike, e bën atë njërin nga më të vjetrit në botë.

“Vjetërsia që përkon me periudhën e akullit, sugjeron se banorët e shpellës e kanë ndërtuar murin që të mbrohen nga i ftohti. Muri e mbyll dy të tretën e hyrjes në shpellë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA