Dubai, hiqet alkooli në gatime
22/03/2010 17:40
Bashkia e Dubait u ka ndaluar kuzhinierëve të restoranteve më të mira të përdorin alkoolin në cfarëdo sasie në gatim.
Në këtë mënyrë vihet në zbatim ligji i 2003-shit, i cili deri tani nuk zbatohej.
Shumë klientë myslimanë të restorantëve kanë protestuar dhe komuna e Dubait ka vendosur të aplikojë ligjin në favor të tyre.
Kuzhinierët janë të irrituar:
“Në shumë pjata alkooli sjell një shije më të mirë. Në këtë mënyrë evitohet gatimi i tyre”, shprehen ata.
Top Channel