Teknologji, shpiket pelerina e padukshme

19/03/2010 13:10

Është shpikur më në fund pelerina e padukshmërisë, një strukturë tredimensionale e përbërë nga materiale të reja në gjendje për të kontrolluar dritën.

Përmes kësaj aftësie, pelerina në fjalë arrin të bëjë plotësisht të padukshëm objekte të ndryshme.

Zbulimi është bërë nga Instituti i Teknologjisë së Karlsruhes, që e ka përdorur pelerinën për të bërë të padukshëm një objekt mbi një sipërfaqe të artë.

Eksperimenti ishte njësoj si të fshehësh një objekt të vogël nën një tapet, vetëm se bën që të zhduket përkohësisht edhe vetë tapetin.

Top Channel