Britani, klinikë për varësi ndaj kompjuterit

19/03/2010 10:50

Në Britaninë e Madhe hapet klinika e parë për “varësi ndaj kompjuterit”, në një spital në veri të Londrës.

Në këtë institucion shëndetësor, të rinjtë duke nisur nga mosha 12 vjec do t’i nënshtrohen kurave ndaj kësaj sëmundje të kohëve moderne, që po haset gjithnjë e më shumë në të gjithë botën.

Varësia ndaj kompjuterit i bën njerëzit gjithnjë e më të shkëputur nga realiteti.

Shumë të rinj në këtë vend janë raste shqetësuese për prindërit, të cilët janë habitur për reagimet e ashpra të fëmijëve të tyre, kur i fiket me urdhër kompjuteri.

Top Channel