Vesh vajzën si Hitleri dhe e fotografon

18/03/2010 10:45

Ka shkaktuar shumë polemika vepra e fundit e skandinaves Nina Maria Kleivan.

Gruaja ka veshur dhe trukuar vajzën e saj disa muajshe me uniformat e diktatorëve më të mëdhenj të historisë dhe e ka fotografuar për të “eksploruar domethënien e së keqes”. Lajmin e ka bërë të ditur “Sun”.

“Është e cuditshme të shikosh vajzën time të veshur si Hitleri, por kam menduar për të si për një kukull, edhe pse ka qënë shumë e vështirë të qepje një “svastika” (kryqi i thyer) në mëngën e saj të vogël”, ka shpjeguar Nina Maria Kleivan, babai i së cilës ka vdekur në një kamp përqëndrimi.

“Të gjithë kemi të keqen brenda nesh dhe nuk mund të përjashtojë që edhe vajza ime mund të qeverisë një ditë Danimarkën me një dorë të hekurt”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel