Mbretëresha nxjerr në shitje Jaguarin
18/03/2010 15:45
Mbretëresha e Britanisë ka nxjerrë në shitje makinën e saj, Jaguar Daimler Majestic V8.
Praktikisht e re, pronar i vetëm, kushte perfekte, ngjyrë jeshile dhe full optional, cdokush mund ta cojë në shtëpi për 73 mijë euro.
Mjeti është përdorur nga sovrania në vitet 2001-2004 për të qarkulluar përreth kështjellës së Windsor dhe për të shkuar në Buckingham Palace.
Makina bënte pjesë e koleksionit mbretëror Jaguar dhe është blerë nga Peter Ratcliffe, një rezident i Askotit.
Top Channel