Japoni, shpiket lavatricja për qentë

18/03/2010 14:30

A e dini se cila është shpikja e fundit e japonezëve? Një lavatrice me larje të shpejte për qentë. Miqtë e njeriut aty mund të lahen, shplahen dhe thahen për vetëm 33 minuta.

“Lavatricja për qentë” gjendet në “Pet World Joyful Honda”, që ndodhet në Tokio, një dyqan ku mund të gjesh cfarë të duhet për kafshët shtëpiake.

Dhe kjo lavatrice kushton shumë lirë, vetëm 8 euro dhe me siguri që do t’i vijë në ndihmë shumë shpejt kujtdo që ka kafshë shtëpiake dhe do t’i mbajë ata sa më pastër.

Top Channel