SHBA, pas 50 vjetesh ujqerit vrasin nje njeri

12/03/2010 18:20

Nje 32 vjecare eshte gjetur e pajete ne nje fshat te Alaskes ku mendohet se eshte vrare nga ujqerit.

Sipas burimeve te ndryshme, ende nuk eshte konfirmuar nje gje e tille, por ky eshte rasti i pare qe nje kope ujqerish vret nje njeri ne 50 vitet e fundit ne mbare SHBA-ne. Rastet me te shpeshta jane identifikuar ne Rusi dhe Kanada, ku shenohet te pakten nga nje viktime ne vit.

Trupi i Candice Berner u gjet i shqyer dhe me shenja te qarta qe flisnin per nje sulm nga kafsha e eger. Gruaja jepte mesim ne disa shkolla rurale te Alaskes. Trupi i pajete u gjet ne ane te rruges se Chignik Lake, nje fshat rreth 760 km ne veriperendim te qytetit me te madh te shtetit, Anchorage.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA