Nje mengjes i drejtohemi fshatit Pellumbas dhe peisazhi nuk eshte aspak zhgenjyes. Pervec nje moti shpresedhenes, perpara na pret edhe nje surprize e ralle.

Gjejme nje njeri qe fatin e tij e ka te lidhur me  nje shpelle te famshme. Gezim Tuqi eshte nje elektricist i vjeter por me te hershem se zanatin, ka pasionin e tij per shpellen e Pellumbasit, e quajtur ndryshe edhe si “Shpella e zeze”.

Vjen nje pike ku jeta sedentare e qytetit jep shenjat e para, por Gezimi nuk ka as problemin me te vogel me frymemarrjen, pavaresisht moshes. Rruga eshte e gjate dhe e veshtire por piktoreske. “Qysh femije vinim me stergjysherit dhe hynim rreth 100 metra por me thelle nuk hynim”, shprehet ai. Gezimi ka kaluar aty shume momente te jetes se tij, qe nga lojerat e femijerise dhe deri tek meditimet e kesaj moshe.

Nje njeri shume i shoqerueshem qe zgjedh te struket ne nje shpelle krejtesisht i vetem qe zorr se mund te vizitohet pa njerez te tjere. Po cfare e shtyn kete njeri qe t’i largohet shtepise dhe te streohet brenda shpelles? “Vij sepse kujtoj rinine time qe e kam kaluar ne kete zone. Vij shpesh, ndez nje cigare dhe nxjerr mallin”, shton Gezimi. Ai di cdo histori qe ka lidhje me kete shpelle. “Ketu kane banuar njerez me pare sepse jane gjetur kocka njerezish. 200 metra me siper kemi gjetur eshtra ne toke”, shton ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA