Humbet ndjenjat, i shpeton ekzekutimit

11/03/2010 17:10

Ne shtetin e Ohio-s ne SHBA, denimi me vdekje shoqerohet nga disa norma njerezore dhe civile qe duhen respektuar.

Kane qene pikerisht keto norma qe shpetuan edhe per pak dite nga karrigia elektrike nje te denuar per vrasje. Shteti eshte i detyruar ta kryeje ekzekutimin ne nje moment kur i denuari eshte ne gjendje te mire shendetesore, ne te kundert detyrohet ta kuroje.

Ekzekutimi me vdekje per Lawrence Reynolds Jr duhej te kryhej gjate diteve te shkuara, por me nderhyrjen e guvernatorit te shtetit eshte shtyre per shkak te gjendjes se renduar shendetesore.

Ai eshte gjetur pa ndjenja ne qeli pasi kishte gelltitur nje sasi te madhe ilacesh ne nje tentative per te vrare veten. Lawrence Reynolds Jr eshte denuar me vdekje ne vitin 1994 pasi rezultoi fajtor per vrasjen e nje 67 vjecareje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA