Lindje e Mesme, Biden: Irani eshte prioritet
09/03/2010 14:05
“Te ndalojme qe Irani te pajiset me arme berthamore eshte nje prioritet per Shtetet e Bashkuara”. Keshtu eshte shprehur zevendespresidenti amerikan, Joe Biden.
“Duhet qe Irani te respektoje detyrimet e veta nderkombetare”, ka shtuar Biden ne nje konference per shtyp me kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu.
“Siguria e Izraelit eshte shtylle ne marredheniet mes SHBA-se dhe shtetit hebre dhe impenjimi amerikan ne kete terren mbetet absolut dhe total”, theksoi Biden.
Top Channel