Courier, pergjigja e Microsoft ndaj iPad

08/03/2010 18:10

I ngjan nje libri, eshte i perthyeshem dhe ka dy fasada dixhitale, pajisja me e re e “Microsoft” qe synon te futet ne tregun e “e-book”.

Pas zerave qe qarkullonin ne fund te shtatorit, shtypi “online” po publikon tani detaje te reja mbi ate qe duket te jete nje pergjigje origjinale ndaj Kindle te Amazon dhe mbi te gjitha iPad-it te Apple.

Duke iu referuar imazheve dhe informacioneve te fundit te bera publike nga “Engadget.com” e cila i referohet nje burimi “shume te besueshem”, ndryshimi i pare me iPad qendron pikerisht mbi formatin.

Courier eshte i perbere nga dy ekrane te ndjeshem ndaj prekjes dhe kur eshte mbyllur ka dimensionet e nje fotoje, 13×18 centimetra, me nje peshe me te vogel se 500 grame.

Duke e krahasuar me “iPad” eshte me praktike, edhe pse siperfaqja e vogel e ekranit kufizon aspektin “entertainment”: parja e nje filmi ose perdorimi i videolojrave.

Top Channel