Hapesire, fotografohet era e vrimes se zeze
07/03/2010 11:30
Fotografohet per here te pare era e gjeneruar nga nje vrime e zeze ne nje galaktike, e cila udheton me rreth 1 milione km/h.
Imazhe spektakolare jane fotografuar nga tre teleskope fale rrezeve X. Huuble, Chandra dhe Very Large Array jane tre teleskopet qe e fotografuan kete moment spektakolar nga galaktoka NGC 1068, nje prej galaktikave me afer Tokes, rreth 50 milione vite drite larg.
Ne qender te saj ndodhet nje vrime e madhe e zeze, pothuajse sa dyfishi i asaj qe gjendet ne rrugen e qumeshtit. Sipas eksperteve, kur gazi qe ndodhet ne galaktike thithet nga vrimat e zeza, me pas ai nxirret jashte me nje ritem te pabesueshem.
Top Channel