Sukses i mjekesise, hiqet nje tumor gjigant

04/03/2010 11:30

Nje nderhyrje kirurgjikale e jashtezakonshme ka bere te mundur heqjen e nje mase te madhe tumoriale nga barku i nje 54-vjecari ne Itali, duke shenuar keshtu nje hap perpara ne kirurgji.

Masa e rrezikshme kishte zene thuajse gjysmen e barkut te pacientit duke ia rriskuar jeten se tepermi.

Gjate nderhyrjes veshkat, mushkeria e djathte dhe zemra jane mbajtur jashte trupit duke qendruar ne funksion me ane te nje pompe.

Ne kete operacion kane marre pjese 10 kirurge me specialitete dhe eksperienca te ndryshme. Operacioni zgjati 15 ore dhe eshte kryer me 18 janar, por suksesi eshte bere i ditur vetem gjate ketyre diteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA