Mexico City, miratohet ligji i martesave gay
04/03/2010 20:00
Ne qytetin me te madh ne bote ate te Mexico City te Meksikes qe nga dita e sotme ka hyre ne fuqi ligji i martesave mes homoseksualeve.
Ligji eshte aprovuar nga Asambleja e qytetit ne muajin dhjetor dhe u jep homoseksualeve te njejtat te drejta me ciftet e martuar, mes te cileve edhe adoptimi i femijeve.
Pak dite me pare, nje ligj i njejte u miratua edhe ne kryqeytetin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Uashington.
Top Channel