Libia paralajmeroi embargo ekonomike totale ndaj Zvicres pas tensionimeve te marredhenieve politike mes dy vendeve, ardhur kjo nga referendumi popullor i mbajtur ne vendin helvet i cili vendosi ndalimin e ndertimeve te metejshme te xhamive.
Vendimi i shkeputjes i te gjithave shkembimeve tregtare dhe ekonomike nga ana e Libise u njoftua nga zedhenesi i qeverise ne Tripoli, Mohamed Baayou pikerisht kur dukej se marredheniet mes dy vendeve mund te permiresoheshin.
Por akuzave te Libise nuk u kane shpetuar as Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Zedhenesi vijoi ne fjalen e tij se po shqyrtohet mundesia e aplikimit te te njejtave masa ekonomike edhe ndaj SHBA-se, pas deklarateve ironizuese leshuar prej Uashingtonit ne lidhje me thirrjen e liderit te Libise Ghedaffi per “jihad” ndaj Zvicres.
Top Channel