
Kina ka deklaruar se shpenzimet e saj per sektorin ushtarak do te rriten me 7.5 perqind ne vitin 2010, duke i dhene fund nje debati te gjate mbi kete ceshtje.
Pekini do te shpenzoje 77.9 bilione dollare gjate vitit, beri te ditur zedhenesi i sesionit vjetor parlamentar.
Li Zhaoxing deklaroi se ne perpjestim me GDP-ne, Kina do te shpenzoje me pak se vendet e tjera, si per shembull Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni i ka bere vazhdimisht thirrje Kines qe te jete me transparente mbi programin e saj per rritjen e shpenzimeve ushtarake. Nga ana e tij, zedhenesi tha se Kina ka qene shume e hapur lidhur me kete ceshtje.
Zhaoxing ka theksuar se shpenzimet do te sherbejne per te eleminuar rreziqet qe i kanosen sigurise se vendit, por pa i identifikuar ato.
“Qellimi i vetem i forcave ushtarake kineze eshte sigurimi i sovranitetit dhe integritetit territorial te Kines”, ka deklaruar zedhenesi.
Top Channel