Nje histori e jashtezakonshme jete dhe vdekjeje ka ndodhur 67 milione vite me pare. Zbulimi i saj behet pas gjetjes se nje foleje me fosile te sauropideve, nje lloj dinosauri, i cili i rritur arrinte gjatesine e 20 metrave dhe nje gjarpri brenda saj.
Ne vitin 1984 ne Indi eshte gjetur prova e pare se gjarperinjte i hanin dinosauret e vegjel, por studimi eshte publikuar vetem tani nga revista shkencore Plos Biology.
Ky zbulim paleontologjik i jashtezakonshem, si per cilesine, ashtu edhe per domethenien perben nje rendesi te madhe ne zbardhjen e shume episodeve te se kaluares se globit tone dhe jetes se gjallesave ne te.
Nje gjarper i gjate te pakten tre metra e gjysme, eshte gjetur ne folene e dinosaureve prane vezeve ne pergatitje per te kapur prene e radhes. Mesa duket nje stuhi e madhe ka prishur planet duke shkaktuar ngordhjen e gjarprit dhe dinosaurit.
Top Channel