Chavez: Asgje per te sqaruar me Zapateron

04/03/2010 01:10

Presidenti i Venezueles Hugo Chavez replikoi ne distance me kryeministrin spanjoll Zapatero, ku u shpreh se ai nuk ka asgje per te shpjeguar ne lidhje me ETA-n pasi vendi i tij nuk mbeshtet grupet terroriste.

“Zapatero te respektoje sovranitetin tone. Shteti yne nuk mbeshtet dhe nuk do te mbeshtese grupet terroriste, ne mbeshtesim vetem paqen’, u shpreh Chavez per televizionin shteteor venezuelian.

Deklarata e Chavez erdhi pas kerkeses se kryeministrit spanjoll Zapatero i cili i kerkoi sqarime per lidhjet e Venezueles me organizaten terroriste baske ETA dhe rebelet kolumbiane te FARC-ut.

I gjithe debati politik mes dy vendeve nisi kur nje gjykates spanjoll denoncoi vendosjen ne nje post zyrtar ne Karakas te nje aktivisti te ETA-s te kerkuar ne Spanje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA