2010-ta, nisje pozitive per reklamat ne internet

04/03/2010 17:45

Pas mbylljes se 2009-es me nje vlere pozitive prej plus 5 % edhe pse vertitej kriza e veshtire ekonomike globale, 2010-a nis fuqishem per reklamat ne internet.

Ne vecanti tipologjia “display” (qe perfshin banner dhe video) ne janar ka regjistruar +10,2% ne krahasim me te njejtin muaj te 2009-es.

Sipas te dhenave te “Fcp-Assointernet”, rritja e reklames “search” (qe lidhet kryesisht me fjalet kyc ne motoret e kerkimit) ka pasur nje rritje me 1.5 perqind.

Serish nje shenje pozitive, por me nje tendence te permbysur ne lidhje me 2009-en, vit ne te cilin motoret e kerkimit kane mbajtur kreun (+11%).

Te dhenat duket se tregojne nje shenje te forte permiresimi te ndermarrjeve ne investimet mbi publicitetin online.

Tendenca duket se u jep te drejte atyre botuesve qe meshojne mbi formulen hibride: faqe interneti falas dhe permbajtje speciale me pagese per web-in dhe celularet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA