
Kili nuk eshte gjunjezuar nga termeti i fuqishem 8.8 ballesh sepse historia e nje heroine 12-vjecare ka ringjallur shpirtrat e lodhur te mijera banoreve qe aktualisht jane pa cati apo kane humbur te afermit.
Behet fjale per vogelushen Martina Maturana, e cila mund te cilesohet edhe si “Robinson Kruzo”-ja e nje ishulli ne arkipelagun Juan Fernandez, 600 km larg brigjeve te Kilit. Vajza e vogel ka arritur te shpetoje jetet e 700 njerezve, pasi ka dale ne sheshin qendror duke i rene gongut per te terhequr vemendjen e te gjithe banoreve, te cilet duhej te dilnin nga banesat.
Pasi ka ndier lekundjen e fuqishme te tokes, ajo ka kuptuar se shume shpejt ishulli do goditej nga nje cunami. Martina Maturana eshte vajza e nje polici te transferuar para disa kohesh nga Valparaiso ne arkipelagun Juan Fernandez.
Top Channel