Hunda, mjeti i ri per kapjen e krimineleve

02/03/2010 12:15

Ne kemi skaner per retinen e syve dhe gjurmet e gishtave, por hunda e njeriut mund te jete nje metode me e mire per identifikim.

Keshtu thote nje studim i kryer nga disa shkencetare te nje universiteti britanik, te cilet skanuan hundet ne nje format 3D dhe nxorren karakteristikat ne baze te majes, profilit dhe zones mes dy syve.

Studiuesit zbuluan 6 modele hundesh, mes te cilave ai grek, romak, indian, etj. Duke qene se jane karakteristika te veshtira per t’u fshire, shkencetaret thone se hunda mund te funksionoje shume mire per identifikim.

Kerkuesit theksojne se hundet jane mbikeqyrur me nje sistem biometrik, menyre qe identifikon tiparet dalluese tek njerezit.

“Hunda eshte tipar i perhershem i fytyres dhe perdorimi i saj ne sistemin biometrik nuk eshte eksploruar ende”, ka deklaruar doktori Adrian Evans.

Top Channel