Tregu amerikan i elektronikes po pergatitet per nje risi absolute, televizoret ne formatin 3 dimensional.
Pak jave pas suksesit te filmit “Avatar” qe magjepsi boten, faqja Amazon.com ka theksuar se pret porosi per televizoret Samsung, ne gjendje te prodhojne imazhe 3 dimensionale qe mund te shihen vetem me syze te posacme. Ne mes te muajit mars, rrjeti i dyqaneve Best Buy do nxjerre ne shitje ekzemplaret qe do kushtojne rreth 20 % me shume se televizoret normale.
Modeli Samsung 46 polesh do kushtoje 2600 dollare, ndersa ai 55 polesh, 3300 dollare. Problemi i vetem eshte varferia e filmave 3D. DVD-te e para me kere format do dalin vetem gjate muajve te veres.
Nga ana tjeter edhe kanalet televizive nuk jane te pergatitur per kete teknologji. DirecTV, Espn dhe Discovery Channel nuk dine te japin nje date te sakte. Ekranet e pare 3D u zbuluan nga publiku ne Consumer Eletronics Show te Las Vegas qe u zhvillua muajin e shkuar.
Top Channel