Kush vuan nga tensioni i larte, duhet te rralloje kripen ne menyre urgjente, por shpesh here kjo nuk mjafton pasi dieta ideale eshte ajo qe ndalon menjehere problemet me gjakun.
Pak yndyrna, karbohidrate dhe shume fruta e perime. Kjo eshte receta e “Archives of Internal Medicine” per ata qe vuajne nga tensioni larte. Ne nje studim te kryer me 150 persona, ata i jane nenshtruar dy dietave te ndryshme dhe efektet kane qene diametralisht te kunderta, pasi njerezit qe kane perdorur shume vajra dhe karbohidrate, jane ndier me keq se ata qe ne baze te menuse kane pasur fruta dhe perime.
Por nga ana tjeter, kardiologet shprehen se nese pacienti ka probleme te medha me tensionin, ai nuk duhet te prese qe dieta te beje mrekulli ne cdo rast.
Top Channel