Turqi, 33 ushtaraket e akuzuar per grusht shteti

27/02/2010 01:40

Shkon ne 33 numri i ushtarakeve te larte turq te ndaluar dhe qe akuzohen per grusht shteti.

Nje njoftim zyrtar i autoriteteve turke njofton se ish gjenerali i larte i ushtrise turke, Cetin Dogan dhe ish komandanti i forcave speciale Engin Alan u ndaluan pas nje urdheri nxjerre prej gjykates.

Numri i pergjithshem i personave te dyshuar per grusht shteti ne vitin 2003 shkon ne 49, nder te cilet 33 nen pranga ndersa 16 te tjere hetohen ne gjendje te lire, mes te cileve mjaft admirale e gjenerale te larte te ushtrise turke.

Arrestimet kane tensionuar marredheniet mes qeverise pro islamike te Recep Taip Erdogan dhe ushtarakeve turq, te cilet kane mohuar akuzat e nje grushti shteti duke u mbrojtur se e gjithe skema e komplotit ishte skeme stervitore.

Nderkohe ne nje fjalim mbajtur para partise se tij AKP, kryeministri turk Recep Taip Erdogan u shpreh se asnje nuk qendron mbi ligjin dhe se asnje nuk eshte i pandeshkueshem prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA