Misioni ne Afganistan, SHBA pershendet Gjermanine

27/02/2010 13:15

Qeveria amerikane e pershendeti driten jeshile te parlamentit gjerman per mandatit te trupave gjermane ne Afganistan me nje vit.

Ministria e Mbrojtjes ne Uashington vleresoi veçanerisht faktin qe fokusi do te jete tani tek aftesimi i forcave afgane te sigurise dhe tek ndertimi civil.

Mandati i ri i ISAF-it parashikon gjithashtu rritjen e kontingjentit te ushtrise gjermane me deri ne 850 ushtare ne maksimumi 5.350 ushtare.

Nga mesi i vitit te ardhshem do te fillohet me terheqjen. Per propozimin votuan deputetet e koalicionit qeveritar, te perbere nga Partia Kristiandemokrate, ajo Kristiansociale dhe Liberale, si dhe shumica e parlamentareve te Partise Socialdemokrate.

Skandal shkaktuan gjate debatit mbajtesit e mandatit te Partise se Majte duke mbajtur lart pllakate me emrat e viktimave te supozuara te sulmit ne Kundus. Ata u perjashtuan perkohesisht nga seanca.

Top Channel