Kolumbi, Gjykata: Jo nje mandat te 3-te Uribes
27/02/2010 04:35
Gjykata Kushtetuese kolumbiane hodhi poshte kerkesen e presidentit aktual Alvaro Uribe per mbajtjen e nje referendumi qe do t’i hapte udhe atij per te kandiduar per nje mandat te trete si president i vendit.
Ne votimin e mbajtur 7 gjyqtare te larte kolumbiane hodhen poshte kerkesen e Uribes duke e cilesuar ate si te pamundeshme, nderkohe qe dy anetare te organit te larte ne Bogota mbeshteten presidentin Uribe.
Menjehere pas vendimit te gjykates presidenti Uribe me ane te zedhenesit te tij u shpreh se do t’i drejtohej kombit me nje fjalim.
Top Channel