Klinton tur diplomatik ne Ameriken Latine

27/02/2010 03:55

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton do te nise nje tur diplomatik javen e ardhshme ku do te vizitoje pese vende te Amerikes Latine.

Vizita e Klinton do te nise me Uruguajin, ku do e takohet edhe me presidenten argjentinase Kristina Fernandez de Kirshner, per te udhetuar me tej ne Kili e me pas ne Brazil, ku do te takohet me presidentin Lula, takim ky qe mbahet pas paralajmerimit te presidentit brazilian per nje vizite te tij ne Iran. Me tej shefja e diplomacise amerikane do te ndalet ne Kosta Rika dhe per te mbyllur turin e saj me ne vizite ne Guatemale.

Sipas Departamentit te Shtetit, vizita e zonjes Klinton synon rifreskimin e marredhenieve me vendet e Amerikes Latine, ku lideret e tyre sapo jane zgjedhur, si Uruguai, Kili e Kosta Rika dhe perforcimin e marredhenieve me Brazilin, Argjentinen e Guatemalen.

Turi diplomatik i Klintonit eshte i treti brenda nje kohe mjaft te shkurter pas atij ne Afrike dhe ne Gjirin Persik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA