Kili, gjenerohet tsunami pas termetit
27/02/2010 09:50
Nje tsunami eshte gjeneruar nga termeti 8.8 balle i shkalles Rihter qe tronditi Kilin, duke kercenuar brigjet e vendit.
Lajmin e ka bere te ditur qendra e alarmit per tsunami ne Paqesor. Nderkohe, nga lekundja sizmike deri tani jane regjistruar gjashte viktima.
Sipas mediave nderkombetare, dy persona kane vdekur ne qytetin e Konsepsionit dhe dy te tjere ne lokalitetin e Talkes, ku disa ndertesa jane shembur.
Shembje jane regjistruar edhe ne kryeqytetin Santiago, qe ka mbetur pa uje, pa drita dhe pa lidhje telefonike. Shume persona kane dale ne rruge. Lekundja, e cila zgjati nje minute, u ndje edhe ne Argjentine.
Top Channel