Barak: Nuk ka paqe me nje Iran berthamor

27/02/2010 03:05

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak, pak caste para takimit te dites se premte me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, u shpreh se programi berthamor iranian eshte nje kercenim pertej kufijeve te Izraelit.

“Irani besoj une nuk eshte nje sfide qe i perket vetem Izraelit, por gjithe paqes dhe stabilitetit global. As qe mund ta mendoj nje bote paqesore me Iranin qe posedon arme te shkaterrimit ne mase, sic eshte arma berthamore”, deklaroi Barak.

Megjithate shefi i mbrojtjes izraelite u permbajt duke shprehur dyshime ne lidhje me perdorimin e armes berthamore prej Iranit.

“Nuk mendoj qe Irani edhe pas te zoteroje bomben berthamore ka per qellim perdorimin e saj ndaj fqinjeve sepse ata jane te vetedijshem se cfare do te pasonte me pas. Ata jane radikale, por gjithashtu kane edhe mekanizma mjaft te sofistikuara te marrjes se vendimeve dhe aftesine te kuptojne realitetin”, perfundoi Ehud Barak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA