Tajlande, sekuestrohet pasuria e Shinawatra
26/02/2010 17:55
Autoritetet tajlandeze kane sekuestruar me shume se gjysmen e pasurise se ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, qe kap shifren 1.4 bilione dollare.
Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave urdheri per sekuestrimin u dha nga Gjykata e Larte e Tajlandes.
Ish-kryeministri, i cili u rrezua permes nje grushti shteti pak vite me pare, akuzohet se ka shfrytezuar postin e tij per t’u pasuruar.
Top Channel