SHBA: Jo ndarjes se Kosoves
26/02/2010 18:25
Shtetet e Bashkuara mbeshtesin integritetin territorial te Kosoves dhe kundershtojne cdo opsion per ndarjen e saj.
Ka qene kjo garancia qe zyrtari i Departamentit amerikan te Shtetit, Stuart Jones i ka dhene presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, gjate nje vizite ne Prishtine.
“SHBA mbeshtesin hapur integritetin territorial te Kosoves dhe do te vazhdojne te mbeshtesin fuqishem edhe procesin e njohjeve te reja”, ka deklaruar Jones.
Ai ka shtuar me tej se Uashingtoni do te ofroje ndihmen e tij edhe persa i perket procesit te integrimit, zhvillimit ekonomik dhe ceshtjeve te tjera.
Top Channel