SHBA, ekonomia ne rritje te shpejte

26/02/2010 18:10

Ekonomia amerikane ka pesuar nje rritje prej 5.9 perqind ne tremujorin e fundit te vitit 2009.

Te dhenat zyrtare tregojne se rritja eshte me e larte se parashikimi prej 5.7 perqind. Shifrat konfirmojne se ekonomia me e madhe ne bote po del me shpejtesi nga recesioni.

Sipas ekonomisteve, rritja ne fjale ishte si rrjedhoje e rritjes se prodhimit te industrive perpunuese, sesa perforcimi i shpenzimeve te konsumatoreve.

Ne fakt, rritja e shpenzimeve per konsum ka ardhur ne renie nga 2% ne 1.7 perqind ne tremujorin e fundit te vitit qe lame pas.

Prodhimi industrial u rit per te plotesuar kerkesen e shitesve te mallrave me pakice dhe te bizneseve qe kane lejuar renien e niveleve te aksioneve.

Shpenzimet e bizneseve per pajisje dhe software, per shembull, regjistruan nje rritje prej 18.2 perqind, ndersa eksportet e mallrave amerikane u rriten me 22.4%, ritmi me i shpejte ne 13 vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA