Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se eshte i gatshem te bisedoje me presidentin e Serbise, Boris Tadic, kudo dhe kurdo, por me kusht qe ky takim te jete ne cilesine e presidenteve te dy shteteve te pavarura.

“Keto duhet te jene bisedime ndershteterore dhe jo bisedime cfaredo per statusin e Kosoves. Ne jemi shtet i pavarur”, ka deklaruar Sejdiu, ben te ditur RTK, referuar nje interviste dhene per te perditshmen “Jutarnji List”.

”Jemi te gatshem t’i leme menjane ato gjerat e tmerrshme qe kane ndodhur, te gjitha ato krime qe na jane bere dhe te bisedojme hapur dhe ne forme te barabarte”, ka thene Sejdiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA