Kryeministri grek Jorgo Papandreu i ka bere thirrje BE-se qe te tregoje solidaritet ndaj Greqise, per shkak te krizes se rende ekonomike ne te cilen eshte futur.

Ne nje deklarate per mediat, Papandreu ka bere publik edhe planin e tij per te vizituar Gjermanine, mbeshtetja e te ciles konsiderohet si thelbesore.

Kriza e buxhetit ne Greqi ka shkaktuar dobesimin e euros dhe ka ngritur shqetesime per probleme te ngjashme edhe ne vende si Spanja e Portugalia.

Dje kancelarja gjermane Angela Merkel tha se euro gjendet ne situaten me te veshtire qe nga krijimi i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA