Gedafi: Muslimane bojkotoni Zvicren
26/02/2010 00:20
Pas referendumit antiminare mbajtur ne Zvicer, ku votuesit i thane stop ndertimeve te kulteve islamike ne vendin helvet, lideri i Libise Muamar Gedafi ftoi boten islamike te “izoloje” Zvicren.
“Masat muslimane duhet te ndalojne uljen e fluturimeve qe vijne nga Zvicra, te ndalohet ankorimi i anijeve zviceriane ne portet tona, bojkot cdo dyqani apo produkti, apo te mirave materiale qe prodhohen ne Zvicer ne menyre qe te ndalet shitja e tyre”, deklaroi Gedafi ne nje fjalim te shkurter mbajtur ne qytetin Bengasi.
Ky ishte prononcimi i trete publik i liderit te Libise kunder Zvicres. Nderkaq lidhur me deklaratat e tij nga pala zviceriane nuk ka patur ende asnje reagim.
Top Channel