Evolucioni, njeriu modern eshte pershtatur keq

26/02/2010 16:50

Evolucioni i njeriut ka ecur ne rrugen e duhur? Per kete pyetje, studiuesi amerikan Lewis Held nga Texas Tech University ka publikuar nje liber te titulluar “Sekretetet e anatomise njerezore”.

Mijera vjet me pare kemi mbijetuar mes pyjeve tropikale dhe savanave, ndersa tani kemi evoluuar aq shume sa e kemi lidhur jeten me tavolinen e punes, makinat apo celularet. “Per shume arsye, njeriu eshte pershtatur keq me epoken moderne”, shprehet biologu Stephen Stearns.

Ai shton se shume mjeke po kuptojne rendesine e evolucionit per te kuptuar semundjet. Obeziteti eshte shembulli me klasik, i strukturuar per te kursyer energji dhe mbijetuar. Metabolizmi njerezor remon kunder rrymes ne nje epoke qe duhen cliruar kalorite e teperta.

“Pika e ndryshimit ishte ajo e para 12 mije viteve, ku njeriu, nga nje bari nomad u transforma ne nje bujk dhe rrites kafshesh”, shprehet nje tjeter shkencetar. Davide Pettener nga Universiteti i Bologna-s, thekson se evolucioni po vazhdon edhe sot, por me ngadale. “Per sa i perket trurit, do mesohemi me hard disqet e jashtem qe perdorim per te ruajtur kujtesen”, perfundon ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA